E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes pasi luajti 12 orë në Xbox

Tepër orë para Xbox shkakton vdekjen e një Britaniku të ri. 22 vjecari Chris Staniforth, i cili luajti “Halo” në Xbox për 12 orë pa pushim, u gjet i vdekur nga tromboza e venave. Tromboza u shkaktua prej ndenjes ulur për një kohë të gjatë. Ajo u krijua në këmbën e të riut dhe udhëtoi deri në mushkri, ku shkaktoi emboli polmonare.

Tromboza e venave është vërejtur te personat të cilët bëjnë udhëtime ajrore të gjata, në pozicion të ulur. E njëjta gjë i ndodhi edhe të riut, i cili nuk u shkëput nga loja e tij për 12 orë.

Në një deklaratë, Microsoft ka thënë se i inkurajon përdoruesit e Xbox të shkëputen herë pas here nga loja dhe të luajnë me orare të shkurtra.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›