E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anonymous publikon 400MB informacione të NATO dhe FBI

Pas arresteve të disa prej pjestarëve të grupit të Hacker-ave Anonymous nga FBI, ka ardhur menjëherë kundërpërgjigjia e pjestërve të tjerë. Anonymous ka publikuar 400MB dokumenta të rezervuara, të vjedhura gjatë sulmeve ndaj NATO dhe FBI.

Publikimi i dokumentave është bërë natën e shkuar si përgjigje ndaj arrestit të pjestarëve të tjerë, për të treguar se grupi nuk friksohet nga kërcënimi i arrestit. “Nuk kemi për tu friksuar më” – ka deklaruar grupi i Hacker-ave.

Publikimi përmban informacione financiare raporte të NATO gjatë viteve të shkuara dhe fotografi të personelit. Kjo është vecse një pjesë e vogël e informacionit që Hacker-at kanë vjedhur nga NATO dhe FBI.

Informacioni i publikuar është vjedhur nga një prej kontraktuesve mbi sigurin informatike të NATO, ManTech. Me sa dihet ManTech kishte një kontrat prej 100 milion dollar me FBI, gjithashtu kishte kontrata me NSA dhe NASA.

Në publikimin e dokumentave grupi ka shtuar: “E dashur qeveri, po e përsëritim këtë mesazhë me dyshimin se herën e parë nuk është marrë seriozisht prej jush: Ne nuk kemi më frikë nga kërcënimet tuaja me arrestimin e miqëve tanë, nuk mund të bëni asgjë për të na ndaluar. Do të vazhdojmë të dëshmojmë dështimet tuaja në fushën e sigurisë informaike, në të cilën digjni qindra miliona dollarë të taksa paguesve.

Lëvizja e ardhëshme ju takon juve.”

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›