E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, arrestohen 10 islamistë radikalë

Njësitet speciale franceze kanë arrestuar sot 10 islamistë radikal. Shërbimi sekret DCRI përmes njësiteve elite ka kryer arrestimet në Marsej, Po, Valance, Rubeu.

“Të arrestuarit kanë profile të njëjta si Muhamed Merah, vrasësi radikal i fëmijëve dhe vrasjeve serike në Francë. Ata janë persona të izoluar, që janë vetëradikalizuar”, theksoi një zyrtar policor francez, informon Reuters.

Arrestimet po zhvillohen pas incidentit në Tuluz, ku pas një rrethimi, policia ka vrarë Merah, i cili kreu vrasjen e 4 personave ku tre ishin fëmijë në shkollën hebraike në Tuluz si dhe vrasjen e tre ushtarëve në tre sulme të ndara në rrethinën e këtij qyteti. Ai kishte pohuar se vrasjet i kishte kryer pasi që ishte frymëzuar nga rrjeti terrorist Al Kaeda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›