E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai arrogant, vajza ikën nga shtëpia

Babai tregohej dhunës nëpër shtëpi. Për këtë arsye një vajzë e mitur nga Peja kishte vendosur që të ikë nga shtëpia dhe të mos kthehej më.

Ajo kishte ikur dje. Por, prindi saj, kur kishte parë që vajza nuk po kthehej në shtëpi, ka shkuar në Policën e Kosovës dhe e ka lajmëruar rastin, se vajza ka ikur nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për fatin e sajë.

Më këtë rast, njësitë policore kanë takuar të miturën dhe e njëjta ka deklaruar se është larguar nga shtëpia për arsye të dhunës nga babai i sajë. Në konsultim me prokurorin vajza e mitur i është marrë nga shtëpia prindit dhunues. Ajo është vendosur në strehimore. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›