Vdes regjisori Angelopoulos

Duke filluar nga vitet e 70’a të shekullit të kaluar, Angelopoulos ka bërë rreth 15 filma, në të cilët kryesisht ka përshkruar historinë dhe shoqërinë moderne greke. Ndër filma më të njohur të tij janë “Ditët e 36’s” (1972), “Trupa Teatrale” (1974) dhe “Gjuetarët” (1977). Filmi i tij “Aleksandri i Madh”, në vitin 1980 u nderua me Luanin e Artë morri Luanin e Artë në festivalin e Venezias.
Në vitin 1995 filmi i tij, “Vështrimi i Odiseut” fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit në Cannes, ndërkohë që në po këtë festival filmi tjetër i tij “Përjetësi dhe një ditë” vitin 1998 fitoi Palmën e Artë.
Në mesin e filmave të tjerë të Angelopoulos që u nderuan me çmime kombëtare greke dhe me ato ndërkombëtare janë edhe filmat “Udhëtim në Kithira”(1984), “Βletari” (1986), “Peizazh në Mjegull” (1988) dhe “Hapi pezull i Lejlekut” (1991).