Radcliffe si Gingsberg

Aktori Daniel Radcliffe do të luaj rolin e poetit të njohur Allen Ginsberg, në filmin "Kill Your Darlings".
Allen Ginsberg, si pjesëtar ky i Beat Generation, së bashku me miqtë e tij Jack Kerouac, Lucien Carr and William Burrough, njihej si kundërshtar i madh i represionit në shoqëri, por edhe i kapitalizmit dhe i konformizmit, dhe si një mbrojtës i madh i të drejtave të homoseksualëve.
Një prej veprave më të njohura të Gingsberg është “Klithma”, e botuar në vitin 1955, në të cilën ai e përshkuan shkatërrimin tragjik “të mendjeve më të ndritshme të gjeneratës” së tij.
Nga ana tjetër, tashmë është bërë e ditur se aktorit Daniel Radcliffe, i cili u bë i njohur falë rolit të Harry Potter, i është besuar roli i poetit në filmin “Kill Your Darlings”, edhe pse ende nuk dihet se kush do të shfaqet në rolet e pjesëtarëve të tjerë të “Beat Generation”.