E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes shpikësi i telekomandës. Ja si ishte ajo atëherë

Share

Pa këtë burrë, mbrëmjet përpara televizorit do ishin të mundimshme.

Amerikani Eugene Polley shpiku në vitin 1955 për herë të parë telekomandën. Ai vdiq të dielën në një spital pranë Çikagos.

Lajmin e bëri të ditur kompania ku ai punonte dikur, Zenith.

Ai bëri edhe 47 shpikje në jetën e tij, por sigurisht telekomanda mbetet ajo më kryesorja.

Në vitin 1997 për këtë shpikje mori madje edhe çmimin Emmy.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›