E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes tifozi i PSG

Policia franceze ka njoftuar të enjten se një tifoz i klubit Paris Saint Germain ka vdekur pas disa javëve të kaluara në koma, pas sulmit nga një tifoz i klubit rival.

38 vjeçari i quajtur vetëm si Yann L, pësoi lëndime të rënda në kokë gjatë përleshjeve në rrugë në mes grupeve rivale më 28 shkurt, në ndeshjen kampionale kundër Olympique Marseille.

Viktima ka vdekur të mërkurën në mbrëmje në spitalin Beaujon. PSG është njëri prej klubeve me përkrahjen më të madhe në Francë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›