S’ka luftë me Mourinhon

Menaxheri i sulmuesit të Interit, Mario Balotelli ka pranuar se klienti i tij ka mosmarrëveshje me trajnerin Jose Mourinho, por ka insistuar se çifti nuk është në luftë.
“Nuk ka luftë mes Mourinhos dhe Balotellit. Mes tyre ekziston një raport që ka nevojë për zhvillim dhe të përmirësohet, por nuk është luftë”, tha Mino Raiola për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.
Balotelli ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë, pasi nuk ishte ftuar në ekip për ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.