E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti beson në Scudetto

Kapiteni i Romës, Francesco Totti beson se gara për titull në Serie A është e hapur, pavarësisht serisë negative të ekipit.

Roma aktualisht gjendet e treta në Serie A, por ka barazuar në tri ndeshjet e fundit.

Giallorossët kanë gjashtë pikë më pak se kryesuesi Inter, dhe pesë prapa Milanit.

Por, Totti mendon se Roma është ende konkurrent për titull.

“Gara për titull është e hapur për të gjitha pozitat në tabelë: Scudetto, Liga e Kampionëve, Europa League dhe mbijetesë”, tha Totti për Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›