E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes viktima e katërt e Viktor Berishës

Mbrëmë në Lucern ka ndërruar jetë një tjetër viktimë e Masakrës së Lucernit, duke e çuar në katër numrin e viktimave. 61-vjeçari deri vonë ishte nën kujdesin intensiv spitalor. Ndërkaq, një tjetër person që i shpëtoi sulmit të Viktor Berishës, vazhdon tretmanin mjekësor.

Më 27 shkurt, shtetasi zviceran Viktor Berisha kishte qëlluar me armë në vendin e punës, me ç’rast dy persona vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e tretë kishte vdekur në spital nga plagët e marra. Indeksonline, kishte raportuar se Viktor.B i përket kombësisë shqiptare.

Dorasi, Viktor Berisha poashtu u vra, mirëpo nëse ishte një aksident apo vetëvrasje, është ende e pa qartë për autoritet zvicerane. Numri i të vdekurve në këtë mënyrë rritet në pesë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›