Rasti Medikus, Rrecaj mohon akuzat

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi në rastin Medikus.
Gazetari i Indeksonline raporton nga seanca e gjykimit se para trupit gjykues është deklaruar Ilir Rrecaj.
Rrecaj thotë se bordi për licencimin e institucioneve të cilin ai e ka udhëhequr në Ministrinë e Shëndetësisë asnjëherë nuk ka lëshuar licencë për transplantim organesh për Medikus.
Pasi sipas tij, neni 47 i ligjit për shëndetësisë e ndalon transplantin. Pas tij do të deklarohen tre anesteziologë./Indeksonline/