Mustafa e Haradinaj takohen te “Pishat”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj janë takuar sot në mëngjes në restorantin “Pishat”, në Prishtinë, me ç’rast kanë biseduar për tema të ndryshme, mirëpo me thekës të veçantë reformën zgjedhore.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri dhe Ardian Gjini nga AAK-ja. Ky i fundit ka deklaruar për Indeksonline se, Haradinaj ka takime të rregullta me liderët e partive politike dhe takimin e sotëm me Mustafën e quan konsultativ. “Në takim është folur për të gjitha temat e hapura në Kosovë”, ka thënë Gjini./Indeksonline/