E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes vogëlushja 2 vjeçare që turpëroi Kinën

Share

Një vogëlushe kineze, e cila u shtyp nga dy makina të ndryshme dhe u injorua plotësisht nga kalimtarët, ka vdekur.

Rasti na fjalë nxiti një debat të madh në lidhje me atë që po quhet shoqëria imorale moderne. Jue Jue vdiq pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar atë. Videoja me përmbajtje tronditëse u përhap në mbarë botën, e cila pa e shokuar se si askush nuk lëvizi për të ndihmuar vogëlushen e shtrirë në mes të rrugës.

Vajza vdiq pas thuajse një javë nga aksidenti. Të dy shoferët që shtypën vajzën janë arrestuar, ndërkohë që videoja vazhdon të shkaktojë tërbim.

Thuajse shtatë minuta qëndron vajza e vogël përtokë derisa një grua e largon nga rruga dhe aty mbërrin mamaja e saj për të parë se çfarë ka ndodhur.

Qeveria thotë se mund të propozojë një ligj që detyron njerëzit të ndihmojnë viktimat në raste të tilla. Por njerëzit në këtë vend hezitojnë të ndihmojnë njerëzit për shkak se druhen se do të fajësohen. Ka pasur raste kur njerëzit kanë paguar gjoba për ata individë që janë munduar të ndihmojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›