Largohet nga Korça konsulli grek, Ikonomus
Konsulli grek në Korçë, Teodorus Ikonomus, ka lënë Shqipërinë pas mbarimit të mandatit. Largimi i Konsullit grek në Korçë është kërkuar disa herë nga grupime të ndryshme, për shkak të deklaratave të tij për nxitjen e ndryshimit të kombësisë.
Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehtë janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë, të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë të shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio-Epiri, ka qenë deklarata e Ikonomus, e cila u dënua nga historianë, intelektualë, juristë, analistë, shoqata, personalitete të politikës, artit dhe kulturës në Shqipëri.
Athina zyrtare e tërhoqi nga detyra për 2 javë dhe e riktheu sërish në postin e konsullit.
Largimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur mbyllet dhe procesi i regjistrimit të popullsisë.