E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vejusha e Gadafit: Hetoni kush ma vrau burrin (FOTO)

Share

Vejusha e Gadafit ka mbështetur kërkesat ndërkombëtare për një hetim mbi vrasjen e të shoqit. Ndërsa festimet vijojnë, zyrtarët e qeverisë tranzitore janë detyruar të shtyjnë varrimin sekret të tij për ekzaminime të mëtejshme.

Ka zëra se një plumb ka dalë nga pistoleta, që iu gjet diktatorit, duke e goditur atë në kokë.

OKB dhe Amnesty International kanë kërkuar hetim pasi doli në pah se diktatori ishte i gjallë, fliste e lëvizte përpara se të rrëzohej përtokë i mbuluar në gjak. Mi, i bërtisnin rebelët dhe e godisnin sërish dhe kur u shemb. Mbylle gojën, qen, përgjigjet me gjysëm zëri Gadafi.

Trupi i tij është vendosur në një frigorifer në një qendër tregtare në Misrata, ku normalisht mbahen ushqime. Rebelët duan ti tregojnë botës se ja ku është, i vdekur.

Por jo më pak shqetësuese kanë qenë fotot e djalit të vrarë të Gadafit, Mutasimit. Janë momentet përpara vdekjes, i ulur mbështetur me murin, duke pirë një cigare.

Pak më vonë, fotot e tregojnë atë të shtrirë me një plagë të madhe në fyt.

Gadafi duke u shembur pertoke, i mbuluar ne gjak

Rebelet e paraqesin trupin e Gadafit si trofe

Djali i Gadafit, Mutasimi, pak perpara vdekjes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›