Zaptimi i plazheve deshtojne bashkiaket. Mesyjne tatimoret
Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Durrës e mbështetur nga policia e rendit ka vijuar aksionin për lirimin e hapëësirave të zëna nga plazhet private në zonën e Durrësit. Gjatë aksionit të përbashkët janë konfiskuar pajisjet, çadrat dhe shezllonet e plazheve të paregjistruar në QKR që vjelin të ardhuarat nga pushuesit dhe nuk paguajnë asnjë detyrim tatimor.
“Nga administrate tatimore janë konfiskuar rreth 50 subjekte që kryenin aktivitet në plazh të parregjistruar në organin tatimor me rreth 300 shezllona e çadra. I është mbyllur aktiviteti 10 subjekteve që kryenin aktivitetin e dhënies së dhomave me qera të parregjistruar në organin tatimor si dhe janë vendosur një sërë gjobash për shkelje administrative të kodit tatimor”- shprehet inspektori I tatimeve në Durrës, Eltion Shaholli.
Aksioni i tatimorëve erdhi pas atij të policisë bashkiake të qytetit një ditë më parë e cila nuk mundi të ndërhynte në dy subjektet që tentoi të kontrollente dhe të bllokonte. Në të gjithë zonën e plazhit të Durrësit janë evidentuar mbi 50 subjekte që kryejnë aktivitet të paligjshëm.
Aleks Kalemasi