Vdesin në një aksident ajror, ministri i brendshëm i Meksikës dhe ish-kryeprokurori
Ministri i Brendshëm i Meksikës Juan Camilo Mourino është mes viktimave të aksidentit ajror dje në kryeeqytetin e vendit Meksiko. Buirme zyrtare konfirmojnë gjithashtu se ka humbur jetën edhe José Luis Santiago Vasconcelos, ish - kryeprokuror i Republikës së Meksikës , një nga eksponentët më në zë të luftës kundër narkotrafikut në vend.
Aeroplani, një Lear Jet 45 i Ministrisë së Brendshme del ministero dell'Interno, kthehej nga një vizitë institucionale në San Luis Potosì.
Kishte 8 persona në bord. Sipas policisë, kanë vdekur të gjithë. Në rënie, aeroplani, ka plagosur rëndë edhe 40 persona të tjerë që gjendeshin në tokë dhe ka shkatëruar reth 30 makina.