E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Withers s'e fsheh dot gëzimin për Obamën: "Ëndrra e Luterkingut"

Tiranë- Ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Withers II sapo ka dalë në një konferencë për shtyp ku nuk ka mundur dot të fshehë gëzimin për fitoren e Obamës, edhe pse është një republikan i deklaruar. “Barak Omaba përmbushi ëndrrën e Martin Luterkingut, për një Amerikë pa dallime racore”, tha Withers.

“Kjo është një ditë speciale për amerikanët dhe po shfrytëzoj këtë takim për të folur si amerikan dhe jo si ambasador”, u shpreh ai në një kokteil organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Ambasada Amerikane në Tiranë. “Rezultatet e zgjedhjeve, ku fitoi Barak Omaba kanë ndryshuar kursin e historisë. Shumë dekada më parë Martin Luterkingu shprehu ëndrrat për ndryhimin e Amerikës, kjo ishte një ëndërr që mbërtheu mendjen e amrikanëve të të gjithë shtresave. Martin Luterkingu shpresoi që një ditë nuk do të ketë paragjykime për ngjyrën dhe sot miliona amerikanë zezak apo të bardhë kanë dhënë verdiktin duke përmbushur ëndrrën e Luterkingut”. Kështu u shpreh sot republikani Xhon Withers, diplomat karriere, që kryen misionin e ambasadorit të SHBA në Tiranë, emëruar nga republikanët që ishin në pushtet deri dje.

Sipas Withers II, zgjedhësit kishin dy kandidatët më të mirë që mund të prodhonte Amerika. “Senatori Xhon Mc Cain një nga më të shquarit e moshës sonë, një njeri me inegritet dhe nga ana tjetër ishte kandidati Barak Obama një afro-amerikan që pati guximin të shpresonte dhe zgjedhja u bë mes dy amrikanëve të shuar”, tha Withers.

Ndërsa për pyetjen që mund të mendonte çdo shqiptar, se si ndihej Withers personalisht duke qenë një person me ngjyrë por nga ana tjetër duke qenë një republikan, ai iu përgjigj vetë. “Më kanë mbërritur mijëra e-mail sot në mëngjes nga SHBA, nga miq shokë e familjarë, dhe në fund të çdo e-mail shkruhej si ndihesh, ndaj do të jap një përkufizim të përgjithshëm. Gjatë kohës së skllavërisë së zezakëve këndoj një këndë, ku mbaj mend vargjet: Jam në rrugën time për në tokën e premtuar sot kam dëgjuar nga qieilli se perëndia do të më zgjasë dorën, sot kam dëgjuar nga parasja se kam prekur perëndinë...”?. Kështu e ka mbyllur fjalën e tij përshëndetëse, amdasadori amerikan, para dhjetra amerikanëve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, përfaqësues të medias, politikës, shqiptare, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›