Vdiq aktori Larry Hagman, yll i serialit Dallas

Aktori Larry Hagman, që e luajti rolin e pasanikut intrigant, J. R. Erwing, në serialin e njohur televiziv në mbarë botën, Dallas, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.
Një njoftimin e familjes së tij thuhet se ai vdiq dje në një spital në Dallas të Teksasit, nga komplikimet për shkak të kancerit.
Ai ka vuajtur nga kanceri dhe ceroza e mëlçisë pasi vite të tëra ka konsumuar sasi të mëdha të alkoolit.
I ndjeri Hagman, i lindur në Teksas, u bë yll televiziv në Amerikë, në programin e viteve të 60-ta, “Ëndërroj për Xhenin”.
Në vitet e 80-ta ai arriti famë botërore me serialin Dallas, që ishte një dramë për një familje të pasur nga biznesi me naftë nga Teksasi dhe për intrigat e saj ku përfshiheshin marrëveshjet e pamëshirshme biznesore, gënjeshtra dhe tradhti bashkëshortore.
Karakteri i tij në këtë serial konsiderohet si njëri nga horrat më të popullarizuar në historinë e televizionit.