E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të lindësh foshnjën me libër

Si lindin bebet? Nëse ju nuk e dini si ti përgjigjeni kësaj pyetje të fëmijëve atëherë përgjigjen do ta gjeni në filmin “What to Expect When You’re Expecting”, pasi që shikuesi i ri do ta kuptoj këtë me një imagjinatë të thjesht.

Filmi “What to Expect When You’re expectin” është i bazuar në njërin prej librave më të shitura në New York që është botuar nga gazeta prestigjioze New York times, ndërkaq zhanri i tij është një komedi, se çfarë të pret kur pret një fëmijë.

Pesë çifte, jetët e të cilëve janë të ndërthurura me njëra tjetrën, përjetojnë në mënyra të ndryshme gëzimet dhe ndryshimet e sjelljes në jetë të një fëmije.

Por si do ta mësojnë ata këtë:

Ndoshta duke shkruar një përmbledhje: Ndonjëherë kur një nënë apo një kujdestare e adhurojnë njëra tjetrën shumë, apo kur një muzikë argëton fëmijën tuaj.

Por kemi edhe nëna që nervozohen shpejt, urinojnë nga nervoza kurse ka edhe të atilla që edhe piskatin duke nxjerr mllefin e tyre. Në këtë rast në qendër vjen një dado me një kapelë të kaltër, përderisa mjeku e shikon vëngër një nën të re se si i lutet në gjunjë që t’i ndihmoj që fishnja mos të qanë gjatë natës.

Filmi është i ndërtuar me shumë ngjashmëri në jetën tonë të përditshme përderisa filmi i bazuar në librin e Murkoff i bërë me regji të Kirk Jones dhe skenar të Shauna Cross dhe Heather Hach por që janë të ndryshëm në shikim të parë.

Libri “What to Expect” është më shumë libër këshillues për nënat e reja kurse filmi është më shumë një film që ju bën të qeshni shumë më të parë atë.

Ndoshta, sepse filmat më shumë janë të interesuar për anën komerciale, ashtu sikurse edhe librat këshillues sot janë më shumë të interesuar për të promovuar këtë anë. M’u për këtë ato janë mjaft të shitura.

Në film janë të angazhuar shumë aktorë të njohur përderisa pos humorit normalisht se nuk do të mungojnë edhe këshillat.

Nëse shikoni këtë film do të fitoni shumë sidomos në aspektin se si të rritni një fëmijë, ndërkaq ai preferohet që të shikohet sidomos nënat që për herë të parë kanë lindur një fëmijë.

----------

What to Expect

When You’re Expecting

Regjia: Kirk Jones; skenari: Shauna Cross dhe Heather Hach, frymëzuar nga libri Heidi Murkoff; regjisor i fotografisë: Xavier Grobet; montazha: Michael Berenbaum; Muzika: Mark Mothersbaugh; dizajner: Andreë Laës; kostumet: Karen Patch; producentë: Mike Medavoy, Arnold W. Messer dhe David Thwaites;Distributor: Lionsgate. Kohëzgjatje:: 1 orë 50 minuta.

Aktorë: Cameron Diaz (Jules), Jennifer Lopez (Holly), Elizabeth Banks (Wendy), Chace Crawford (Marco), Brooklyn Decker (Skyler), Ben Falcone (Gary), Anna Kendrick (Rosie), Matthew Morrison (Evan), Dennis Quaid (Ramsey), Chris Rock (Vic), Rodrigo Santoro (Alex), Joe Manganiello (Davis), Rob Huebel (Gabe), Tom Lennon (Craig) dhe Amir Talai (Patel).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›