E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdiq ish-presidenti i Italisë, Scalfaro

Ish-presidenti i Italisë, Oscar Luigi Scalfaro, vdiq mëngjesin e së dielës në banesën e tij në Romë.

Lajmi u bë i ditur disa orë me vonesë nga burimet zyrtare. 93-vjeçari mbajti detyrën më të lartë të shtetit italian në periudhën midis viteve 1992-99.

Scalfaro është një figurë që e ka kaluar pothuajse të gjithë jetën e tij në politikë, pasi që në vitin 1946 u zgjodh në Asamblenë Kushtetuese. Në pesë dekadat e jetës së tij politike, Scalfaro mbajti disa herë detyrën e Ministrit dhe ishte një Senator i përjetshëm.

Ai u zgjodh President i Italisë në një moment kritik në jetën e vendit, menjëherë pas atentatit që i mori jetën gjykatësit Falcone në vitin 1992 dhe udhëhoqi një luftë të vendosur kundër mafies siciliane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›