Ndërron jetë ish-presidenti i Italisë, Oskar Luixhi Skalfaro

Ndërron jetë në moshën 93-vjeçare ish presidenti i Italisë, Oskar Luixhi Skalfaro. Lajmi është dhënë për mediat nga parlamenti Italian i cili ka theksuar se Skalfaro ka ndërruar jetën mbrëmjen e djeshme në Romë.
Ish-presidenti i Italisë Oskar Luixhi Skalfaro ka lindur në 9 shtator 1918 në qytetin e Novarës. Scalfaro është një figurë që e ka kaluar pothuajse të gjithë jetën e tij në politikë, pasi që në vitin 1946 u zgjodh në Asamblenë Kushtetuese. Në pesë dekadat e jetës së tij politike, Scalfaro mbajti disa herë detyrën e Ministrit dhe ishte një Senator i përjetshëm.
Ai u zgjodh President i Italisë në një moment kritik në jetën e vendit, menjëherë pas atentatit që i mori jetën gjykatësit Falcone në vitin 1992 dhe udhëhoqi një luftë të vendosur kundër mafias siçiliane. Ai cilësohet si shembulli i korrektësisë dhe integritetit moral.
Homazhet për nder të tij do të do bëhen nesër në kishën e Santa Maria në Trastevere të Romës.