E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veber rinovon me Red Bullin deri në 2011-ën

“Ishte një vendim i thjeshtë. Këtu ndjehem shumë mirë, si në shtëpi dhe kam marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë. Shpresoj të realizoj objektivin që të gjithë i kemi vënë vetes: të fitojmë kampionatin”, u shpreh australiani menjëherë pas nënshkrimit të kontratës. Kjo do të thotëse incidenti në garën e Turqisë, tashmë është harruar.

Edhe pala austriake është shprehur e kënaqur nga rinovimi i marrëveshjes me pilotin. Drejtori i skuderisë, Kristian Horner, u shpreh: “Vendimi për të rikonfirmuar Veberin ka qenë shumë i thjeshtë. Ai është pjesë e rëndësishme e skuadrës, është në kulmin e karrierës dhe kryeson kampionatin e pilotëve”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›