E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez-Inter, marrëveshja çështje orësh

Një bisedë telefonike mes drejtorit teknik të Interit, Marko Branka dhe trajnerit spanjoll (i cili ndodhet për pushime në Sardenjë), duket se ka hapur rrugën e ish-teknikut të Liverpulit drejt stolit zikaltër. Për Benitezin është gati një kontratë tre vjeçare me pesë milionë euro në sezon (një milion më tepër krahasuar me sa fitonte te Liverpuli). Spanjolli do të marrë me vete edhe stafin ndihmës.

Sipas mediave italiane, në bisedën mes dy protagonistëve u fol edhe për merkaton, në mënyrë që përgatitjet për sezonin e ri, të fillojnë sa më parë. Emrat që përfliten janë mesfushori Havier Maskerano dhe sulmuesi i Palermos, Edison Kavani. Nëse Maikon transferohet në Madrid, zëvendësuesi mund të jetë njëri mes Kaseresit të Barcelonës (i huazuar te Juventusi) dhe Lishtajnerit të Lacios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›