E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vec ne ta sjellte rasti ta zbulosh

Mendimi si e vertete e lirise ne nje nga eksperiencat e rralla filozofike te pas viteve 90 vjen organike duke iu pergjigjur anktheve te sotme te krijuesit ne librin e ri poetik te Romeo ollakut. Heshtjen duke germuar botimet Princi shoqerohet me pune bardhe e zi qe klasifikohen drejtperdrejt ne minimal art te Irena Buzit te papublikuara. shte nje dialog personal i poetit drejt kerkimit te kodeve edhe atje ku mendon se ska - duke tentuar te zbuloje rrenjet konvencionale te veprimeve tona te komunikimit

Mendimi si e vertete e lirise ne nje nga eksperiencat e rralla filozofike te pas viteve lsquo90 vjen organike duke iu pergjigjur anktheve te sotme te krijuesit ne librin e ri poetik te Romeo Collakut. Heshtjen duke germuar botimet Princi shoqerohet me pune bardhe e zi qe klasifikohen drejtperdrejt ne minimal art te Irena Buzit te papublikuara.

Eumlshte nje dialog personal i poetit drejt kerkimit te kodeve edhe atje ku mendon se ska - duke tentuar te zbuloje rrenjet konvencionale te veprimeve tona te komunikimit. Keshtu individualizon mesazhe me origjinalitet te larte apo me sakte me informacion te larte mesazhe qe organizohen ne menyre ambigue ne lidhje me rregullat e kodit. Nga ana tjeter kthimi ne tekste poetike i ketyre mesazheve qe kane nder vete informacionin shkon drejt qellimit final qe eshte komunikimi i nje domethenieje te qarte te zakonshme po te sigurt pertej cdo ambiguiteti te mundshem. Veten vec ne e sjellte rasti ta zbulosh qendron ne krye jo aq personale prej autorit se sa pergatitje per njohjen e tjetrit ne nje sintagme metaforike qe parakupton gjendjen njerezore.

Ne kete rast eshte plotesisht personale ne kontekstin e zoterimit te njejte te unit si shperndarje gjeografike pa rendesine fizike te gjendjes. Collaku vazhdon te na ofroje nje bote te brendshme shpirterore si shqise ndjesish per te te cuar tek mendimi i lire ne kontekstin alegorik te drites. Eumlshte nje veshtrim invers i botes njerezore duke tejkaluar ekzistencen tokesore. Drita eshte shenja qe kerkon te te terheqe per ta ndjekur. Kerkim jonatyral mbi zbulimin e qenies. Sa me shume te shkosh pertej sinorit fizik aq me e veshtire behet rruga per te shenja. Collaku e lidh kete gati ne subkoshience si metaestetike qe buron jo nga rrjedhshmeri logjike e jetes. Kjo percakton edhe piketakimet imagjinare qe shpesh i qendrojne besnike rrembit filozofik te autorit si vetje rastesore ne kete zbulim. Kuptimi kalon ne nje proces sfidues si marrie e dhenie ne raporte te panatyrshme sic ne mund ta perceptojme gjendjen ne dukshmerine e saj.

Teksti me kontekstin vendosin fatin e percjelljes te lexuesi. Ky receptim vendos komunikimin ne zona te erreta. Per autorin te paparashikuara mbasi si duket qelia e tij vazhdon ta mbaje ne nje dyshim ekzistencial arsye pse tenton shenjen kerkimin e drites. Poezia e pare mund te te mbaje gjate ne kete diskurs si ceshtje e kohesise dhe sinjalizimit te frikshem prej 2 mije vjetesh drejt zbulimit te brendshem. Heshtjen duke germuar eshte nekropol ne sistem paralel me mbitoken pune e arkeologjise se mendimit me arkeologjine shpirterore qe nuk i takon asnjeres prej tyre. Ne konkreten e tyre ky mendim behet i dukshem fale fjales gjuhes si shenje e interpretimit te se panjohures duke e konsideruar thjesht si pretekst poetik. Ne kete metaloje erresira ndihet me e pranishme si e vetmja ngjyre konkrete prej se ciles mund te zbulojme si ne rastin e nje verberie te plote. Ofrimi i ketij komunikimi nuk realizon thjesht qellimin poetik te shprehjes por e vendos njeriun ne nje dhome te erret per ti mprehur shqisen e orientimit gati biblik. Mungesa e nje gjendjeje te dukshme fizike te sendeve rrotull qofte dhe atyre qe quhen mure shikimi i jep frymes gravitet mendimi. Levizja qe shkaktohet sjell shqetesime thelbesore poeti i jep peshe rendese transmetimi per tu pertypur ne thjeshtesine e skajme. Rrefimi eshte i unit. Poeti iken nga tradicionalja e nje rasti te mundshem te perballjes me vetveten. Eumlshte nje barre gjuhe qe i gulcon perbrenda qe behet shtellunge bishe sajese e erret gjuetar finok etj. plot ngarkesa ankthioze qe percaktojne fate epokale si kjo e kohes sone.

Nje realitet qe prodhon friken se brendshmi. Pasqyra e tjetrit eshte projektim shpirteror i vetes e cila shperfillet ne monotonine e se perditshmes si zbulim. Per kete arsye poeti ngurron te ngreje raporte ne veten e trete duke qendruar ne nje alternim psikologjik brenda dukurise se dualizmit se personalitetit. Keto nuk mbeten fragmente perceptimi por nje zbulim i organikes njerezore si zinxhiri jetesor eshte i pandryshuar. Poezite thyejne rregullat e ritmikes per tu vetequajtur te tilla. Rrefimi ne poezi eshte pjese e narratives qe buron nga nje pervoje qe i percakton fatin. Krejt ne te kundert nga proza qe lejon kompromisin dhe fshehjen e vetes duke dale jashte qelise tende. Ne kete kerkim poetin e ndihmon rrefimi. Nje domosdoshmeri e pakaluar prej shume poeteve te sotem shqiptare qe vihen shpesh ne pozita raportesh duke lene jashte personalitetin e autorit pa mberritur tek uniteti i nevojshem si bashkeperkim mes formes dhe permbajtjes.

Keshtu ky poet na vjen si pjese e atij grupi te vogel enderrimtaresh dhe mendimtaresh radikale qe rreken te kuptojne dhe te ndryshojne kushtet e ekzistences moderne.

Se shumti vargje te lira here lirik kthimi ne vargjet e para poeti parapergatit pjesen e historise qe i takon atij vete per ta deshmuar. Ashtu si vjen zbulimi ne pikeperkimet vetjake dhe si metafore transformuese qe nuk luan me me fjalen por me perceptimin mendor si strukture.

Collaku poetizon historine qofte si art ngjarje jete individuale ku ndihet ankthi i fatit individual duke e shnderruar kete pasqyrim ne sensibilitete te brendshme ne paragatitje te larmise pas daljes nga qelia bardhezi trysnise qe shkakton uni. Ne te ngjashmit e tij jo si krijues por si krijese nis hapja horizontale e ngjyrave soditja e tyre si arsye e mendimit. Poezite ngacmohen nga personalitete qe kane bere zbulime dhe meditimi mbi to lidhet ngushte me nje ngjarje rastesore qe shpjegon historine. Ky rrefim humbet ne gjuhe te autorit ne perkime socio-lingusitike duke e bere veshtruese te panjohuren ose te njohuren e ngulit si frakture mendore ne nje cast. Shpesh poeti veteperjashtohet ne menyre te vullnetshme prej kesaj duke cytur lexuesin ne perballje te befta sikur do ti kerkohej nje pergjigje e peratyshme.

Kjo vendosje e rreshton edhe vete poetin duke deshmuar cfare ndan kohen nga oshanaret drejt drites nje dritare pas saj nje perde ku veshtrimi kontekstual eshte receptiv per njerezit e harruar te procesit fiziologjik te artit te fjales.

Inkuizicion heretike poetet fetare kronikanet e mbijetuar po te humbur murgj te vitit nje mije nen rregulla te rrepta nder te cilet edhe qendrimi ne heshtje strategu me prejardhje shqiptare qe u mend nga nje grua greke nje skulpture ne skamje shnderruar ne bari dhe qe u mallkua per artin tenori i peseqindes historia e te cilit rrefehet ende per kerkesen me shkrim ku lutej ti jepnin rritje rroge Groenlanda toka e akullit por e emertuar si toke jeshile prej zbuluesit te saj ironia e historise se poetit Artur Rembo qe helmoi disa qen duke shkaktuar zemerim te njerezve shetitjet e poetit arberesh ne fund te jetes ne kerkim te qetesise shpirterore hidherimi i jetes te zbuluesit te aviacionit pse u mund nga skleroza kthimi ne realitet permes historive tragjike te jetes se perditshme intensiteti i ecjeve ikjeve braktisjeve te qyteteve pa kthim bejtexhiu i panjohur shqiptar per te cilin poeti guxon ta rendise me Eliotin... ne fund te historive poeti mbetet mbi letren e bardhe ne meditim te shoqeruar me miniature vargjesh si nje sprove kerkimesh qe mbeten jashte natyres njerezore dhe qe shpesh e ve ne dilemen e shkrimit perjetimit dhe deshmise se ekzistences si poet kronike e zeze mbi te bardhe/ cdo fjale eshte heshtje/ e mbetur ne tentative.

Komunikimi duket se eshte fuqia e ekzistences prej se ciles poeti ka vjele trajtat qe na bejne te perjetshem ringjallja kujtesa njohja perjetimi ndjeshmeria si thirrje biblike ne kerkim te ekzistences se shenjes. Kod dhe gjuhe - qe jane drite per poetin dhe ekzistence per lexuesin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›