Elbasan Vellai qellon me arme vellain
Nje ngjarje e rende eshte regjistruar ne fshatin Jakodine te Elbasanit ku nje shtetas ka qelluar per te vrare me arme zjarri vellain e tij. Policia e Elbasanit ka shpallur ne kerkim 40-vjecarin Bujar Eshja i cili per motive pronesie ka qelluar me arme zjarri tip cifte kunder vellait te tij Artur Eshja 37 vjec. Pasi ka menduar se ka vrare vellain autori eshte larguar nga banesa ne drejtim te paditur. Nderkohe 37-vjecari eshte derguar nga familjaret ne Spitalin Kirurgjik te Elbasanit ku i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje te gjate kirurgjike. Sipas mjekeve gjendja e tij shendetesore eshte e rende per shkak te hemorragjise dhe numrit te madh te sacmave qe ka marre ne trup. Ne vendin e ngjarjes shkoi policia ekspertet dhe grupi hetimor. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur per motive pronesie pasi edhe me pare dy vellezerit ishin grindur mes tyre per te njejtin shkak. Por dje ngjarja ka degraduar me perdorim te armeve te zjarrit ku vellai me i madh ka qelluar per te vrare me te voglin. Policia eshte ne kerkim te autorit.