E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veç me LDK-në

Ramush Haradinaj bëri mirë që e provoi të bëhet Kryeministër përmes PDK-së. Pazari u prish edhe për shkak të emrave të ministrave. Por, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duhet të merr pushtetin bashkë me LDK-në. Jam për koalicion parazgjedhor me ish-partinë time. Kwshtu whstw shprehur Sekretari Organizativ i AAK-së, Blerim Kuçi ne një intervistë për Express.

“Mendimi im është se AAK duhet të vijë në pushtet bashkë me LDK-në si pjesë e një koncepti pak a shumë të djathtë. Për fat të mirë që AAK e ka dhënë atë frymën e djathtë më shumë sesa partitë tjera dhe mendoj se Aleanca duhet ta forcojë këtë koncept. Nëse flasim për një bllok të djathtë, atëherë mendoj se AAK duhet t’i prijë këtij blloku. Shkojmë me LDK’së sepse njihemi dhe kemi funksionuar edhe më herët. Ndoshta edhe pse kam qenë në LDK dhe kam qejf me pas afërsi me LDK’në”, tha Kuçi.

Ai mendon se, Haradinaj  ka qenë i gatshëm të jep një kontribut që ka qenë për të mirën e Kosovës, edhe me PDK-në."Unë mendoj se nuk është djegur politikisht përkundrazi ka qenë një shans, ai është ofruar, edhe pse ka pasur paralajmërime që në këtë proces mundet me u amortizu fuqia e tij në atë kohë që ka pasur. E adhuroj një fuqi që ka stabilitet dhe këtë e ka AAK’ja, e cila po shkon drejt rritjes. Megjithatë edhe forma e bisedimeve qysh ka qenë me PDK’në, mendoj se nuk e ka djegur sepse ka qenë një shans. Kosova ka humbur shumë pse Ramush Haradinaj nuk është Kryeministër. Sa më shumë ditë që humben, nuk humb Ramush Haradinaj, por humb Kosova”, tha Kuçi

/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›