E Diel, 1 Nëntor 2026

Investoni në ndërmarrje prodhuese, jo vetëm në hotele e restorante

Për t’i dhënë shtysë zhvillimit të vendit, duhet të ndryshojë struktura e ekonomisë së Kosovës, ka thënë Peter Blomeyer, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, në pjesën e dytë të intervistës dhënë “Kohës Ditore”.

Sipas ambasadorit Blomeyer, Kosova duhet të orientohet më shumë në krijimin e ndërmarrjeve prodhuese.

Ai ka vlerësuar se sundimi i ligjit dhe forcimi i shtetit janë parakushte për një zhvillim të hovshëm ekonomik dhe se në këtë drejtim është e rëndësishme edhe mbështetja e qytetarëve. Në intervistë, ambasadori ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë për të zgjatur kohën e dorëzimit të ofertave për privatizimin e PTK-së, revitalizimin e “Trepçës” dhe për mungesën e investimeve në Kosovë.

Nëse i hedhim një sy strukturës ekonomike të Kosovës, sipas mendimit tim, keni nevojë për ndërmarrje prodhuese, sepse e tërë ekonomia është e orientuar në mënyrë të fuqishme nga sektori i shërbimeve. Nuk do të duhej që gjithmonë të rindërtoheshin vetëm hotelet dhe restorantet, por do të ishte shumë më mirë nëse do të përqendroheshim në ngritjen e ndërmarrjeve prodhuese”, ka thënë ambasadori Blomeyer. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›