E Diel, 1 Nëntor 2026

Vejsiu: Do votoj idhullin tim Edi Ramën. Do rilindë Shqipërinë si Tiranën

Alketa-Vejsiu.4Tiranë- Në ditën e dytë të Konventës së Partisë Socialiste, habia ka qenë prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu, e cila në nisje të prezantimit teksa ka spjeguar pse ishte aty, deklaroi votën e saj pro Edi Ramës në 23 qershor.

Nuk jam socialiste, por një gjë është e sigurt se do votoj për Shqipërinë e Edi Ramës, jam e bindur që në Shqipërinë e rilindur, të majtë e të djathtë do kenë mundësi të gdhihen e të ngrysen të lirë, pa patur frikë se do jenë me Edin apo kundër tij. Shpresoj që ai të jetë kryeministri ynë i ri. Është idhulli i adoleshencës sime, i vetmi politikan që qetësisht mund ti besoj votën time. Kam qenë 14 vjeç kur e kam takuar për herë të parë këtë personazh. Mund tju them se është i vetmi ministër Kulture që mund të mbaj mend,- tha Vejsiu. 

Unë besojë që siç ndryshoi Tiranën, do të ndryshojë edhe Shqipërinë. Transformoi Tiranën në një kryeqytet që mban era Europë. Ai është njeriu që rilindi Tiranën dhe i riktheu Shqipërisë kryeqytetin e humbur mes plehrash. Unë besoj që nuk e kërkon votën time për pushtet por për të ndjekur ëndrrën, për ta shndërruar Shqipërinë në vendin që meritojmë,- rrëfeu ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›