Vela: Do të luftoj për vend në formacionin e parë
Sulmuesi meksikan, Carlos Vela, thotë se ai do të vazhdojë të luftojë për vend në formacionin e parë të Arsenalit. Vela mori kritika pozitive nga trajneri i topçinjve Arsene Wenger, e cila i jep edhe më shumë vetëbesim lojtarit. "Kuptohet, është e rëndësishme kur menaxheri thotë gjëra të tilla për ju, kjo ju jep një vetëbesim shtesë. Por unë ende jam 19-vjeçar dhe është e nevojshme t'i kryer detyrat në mënyrë të vazhdueshme", ka thënë Vela."Premierliga më ka mësuar shumë. Sipas meje, kjo është liga më e mirë në botë dhe definitivisht më e shpejta. Thjesht unë duhet të punoj, punoj, punoj derisa menaxheri nuk vendos të më bëjë pjesë të ekipit startues", përfundon meksikani.