E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: Qeveria po shpronëson pronarët e ligjshëm

Lëvizja G99 mbështeti dje protestën e pronarëve të ligjshëm të truallit që është zaptuar nga qeveria, për të rrethuar Vilën qeveritare Nr. 1 në Vlorë. Erion Veliaj u takua me këta banorë të Vlorës, të cilët i treguan atij dokumente të shumta, të cilat vërtetojnë pronësinë mbi tokën që qeveria e ka rrethuar me gardh dhe e ruan aktualisht me ushtarë të Gardës së Republikës. "Problemi nuk është se fëmijët e Kryeministrit duan të kenë një vilë për veten. Problemi është se këtë gjë duan ta arrijnë në kurriz të qytetarëve të thjeshtë, të cilët po i shpronësojnë pa asnjë të drejtë", tha Veliaj. Sipas tij, ka dy të drejta legjitime për këdo qytetar në Shqipëri, e drejta e votës dhe e drejta e pronës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›