E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëhilli: Rama po mban peng planin urbanistik

Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli, akuzoi dje kreun e Bashkisë së Tiranës, se po mban peng planin e përgjithshëm urbanistik. "Rama mashtron, sepse nuk e ka dorëzuar planin, por e mban në zyrën e vet, ndërkohë që këshillit i ka nisur vetëm një zhgarravinë si segment të planit që ai e mban sikur ta ketë plaçkë personale", tha Mëhilli. Selia e Partisë Demokratike shprehu bindjen se komisioni parlamentar do t‘u rikthejë tiranasve planin e qytetit të tyre. "Rama mashtron me Shalsin e tij qytetarët e Tiranës, sepse ai që shet çdo leje ndërtimi në trojet e tyre me 250 mijë euro e deri në 2 kate, nuk mund ta dorëzojë planin, pasi politika e tij e re e ryshfetit dhe gjobave me troje do të merrte fund", tha Mëhilli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›