Sarandë, grabitet regjistri i pronave. Në kërkim autorët
Përgjegjësi i zyrës thotë se mungojnë hartat kadastrale të të gjitha fshatrave të Sarandës; regjistri dhe libri i trojeve e banesave në disa volume, mjaft prej të cilave datojnë që nga vitet 1930, 1945 e deri në vitet e fundit.
SARANDE- Mijëra banorë të komunave në rrethin e Sarandës "humbin" tapitë e tokave, trojeve dhe banesave të tyre. Gjithë dokumentacioni që vërtetonte pronësinë e tyre është zhdukur sa hap e mbyll sytë. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje kasafortën e Zyrës së Kadastrës së këtij rrethi. Përgjegjësi i kësaj zyre, Taip Madani dje deklaroi për "Gazeta Shqiptare" se, autorët e krimit kanë rrëmbyer dokumentet ku jepej gjendja e pronave, banesave, kopshteve e shkollave të të gjitha fshatrave të Sarandës si dhe librin e trojeve. Ngjarja e rëndë ka alarmuar Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës dhe krerët më të lartë të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Me gjithë hetimet e kryera, ende nuk është bërë identifikimi dhe arrestimi i autorëve. Madje, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është shoqëruar asnjë person i dyshuar për këtë vjedhje spektakolare.
Përgjegjësi i Zyrës, Taip Madani pohon se mungojnë hartat kadastrale të të gjithë fshatrave të Sarandës; regjistri dhe libri i trojeve e banesave në disa volume, mjaft prej të cilave datojnë që nga vitet 1930, 1945 e deri në vitet e fundit. Ai thotë se ka vetëm një shpresë; mundet që në një masë të konsiderueshme, dokumentet e grabitura të zëvendësohen. Sipas Madanit, ka mundësi që të ketë fotokopje të hartave kadastrale dhe dokumenteve të tjera të pronësisë në Zyrën Kadastrale të rrethit të Delvinës. Kjo, për faktin se Delvina ka qenë qendër e rrethit shumë vite më parë.
Burime nga dikasteri i Rendit, bëjnë me dije se grabitja mund të jetë kryer nga banorë të fshatrave të Sarandës, por nuk përjashtohen dhe ata që banojnë prej vitesh në këtë qytet, por që kanë probleme me pronat në fshatrat nga kanë migruar. Policia po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
(s.g/BalkanWeb)