Veliaj: Kam emëruar 6 recepsioniste, 4% e stafit do të jenë romë
TIRANE- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj është i pari ministër që deklaron prurjet e reja në dikasterin që do drejtojë. Pas një vizite që ai ka bërë dje, në shkollën profesionale të Hoteleri-Turizmit, Veliaj njoftoi se nga kjo shkollë ai ka rekrutuar 6 recepsioniste të reja. “Pashë që ishin të sjellshme, me edukatë dhe dinin të prisnin, por pashë edhe që ky institucion nuk kishte recepsioniste, ndaj unë rekrutova 6 nga kjo shkollë”, - tha Veliaj gjatë një interviste për “Ora News”. Ai ka shprehur inkurajimin e tij për të gjithë prindërit e nxënësve që t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollat profesionale, që ata të marrin një zanat dhe Shqipëria të ndryshojë e të bëhet si shtetet e Evropës. Ai mori si shembull Gjermaninë, duke thënë se prej kësaj praktike, pra shtimit të numrit të zanatçinjve, Gjermania nuk kaloi në recension.
Ndër të tjera, ministri Veliaj bëri të ditur se u ka kërkuar Burimeve Njerëzore dhe sekretariateve përkatëse që të bëhen gati të punësojnë edhe nga komuniteti rom dhe nga komuniteti i njerëzve me aftësi të kufizuara. “Do të ishte turpi im nëse promovoj shkollat profesionale dhe nuk punësoj nga këto shkolla. 6 të parët fillojnë punë nesër”, - tha dje, Veliaj, në intervistën televizive. “Do të ishte turp për mua si ministër, nëse në sekretariatin për romët nuk do të kishte romë. U kam kërkuar sekretariatit dhe Burimeve Njerëzore të gjejnë njerëzit dhe të jenë ata që do të drejtojnë politikat për komunitetin e tyre”, - vijoi më tej, ministri i ri. “Nëse ne kemi 100 vetë në ministri, duhet të kemi 4 vetë nga personat me aftësi të kufizuar, sipas ligjit. Duke filluar nga java tjetër ne do të kemi 4 vetë që do të punojnë nga personat me aftësi të kufizuar”, - përmendi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ndërkaq, ai tha se do të ketë edhe persona të tjerë nga ata që kanë aplikuar, pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama, që janë përzgjedhur nga ky database dhe që do të punësohen në këtë ministri. “Jam shumë i lumtur që janë përzgjedhur nga ajo database njerëz të shkëlqyer dhe me CV të pasur”, - theksoi Veliaj. Ai bëri të ditur se do të ketë reformim të arsimit profesional, njëkohësisht. Kështu, nëse 5 ditë bëhet mësim, tani do të bëhet 3 ditë mësim e 2 ditë punë, praktikë, në kompanitë më të njohura.
Veliaj njoftoi se do t’u bëhet e ditur edhe institucioneve përkatëse që këto kompani të mos paguajnë tatime për këta praktikantë. “Gjëja e parë që do të bëjmë është që do t’u lejojmë më shumë kompetenca këtyre shkollave. Ne do t’i menaxhojmë këto shkolla me bord. Besoj që do të shohim disa rezultate që vitin e parë”, - nënvizoi Veliaj. Ndërkohë me anë të një njoftimi të publikuar në rrjetin social të “Facebook”-ut, ai bëri të ditur po dje se “pas vendit vakant të Sekretarit të Përgjithshëm, emërova në këtë detyrë sipas ligjit, Znj.Itena Ndroqi. Juriste e shkëlqyer, ajo është diplomuar në ‘Alma Mater Studiorum’ në Universitetin e Bolonjës, në Fakultetin e Jurisprudencës. Itena, mirë se erdhe në ekip!”, - tha Veliaj.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)