Veliaj Qeveria mban bllokuar komunat ku ka fituar PS
Normalizimi i situates pas reshjeve te medha te bores mund te konsiderohet i tille vetem ne planin deklarativ. Vetem dje perfaqesues te opozites socialiste sekretari per Rinine Erjon Veliaj dhe kreu i Bashkise se Korces Niko Peleshi kane deshmuar me prezencen e tyre problemet e medha me furn i z i m i n e popullsise ne Qarkun e Korces e konkretisht ne fshatrat Panarit Shtylle e Lubonje. Veliaj ka folur per te izoluar ne keto zona per te cilet ai se bashku me Peleshin dhe te rinjte eurosocialiste te Korces kane organizuar mbledhjen e 200 pakove me ndihma dhe kane organizuar shperndarjen e tyre. Permes kontaktit ne terren te perfaqesuesve te vet selia roze ka percjelle edhe nje ane tjeter te realitetit te veshtire te prodhuar nga moti e te renduar nga paaftesia e qeverise per te nderhyre. Fshati yne gjithmone ngelet pa energji elektrike. Fshati yne shkriu bora shkrijne te gjitha ngelet pa uje te pijshem. Fshati yne ka shume e shume probleme qe askush nuk interesohet citohet nje banor i Vithkuqit qe ankohet per veshtiresite e zakonshme. Ironikisht ky mesazh qe vjen nga terreni perkon me sanksionimin si veper penale te premtimeve te bujshme ne fushate elektorale te cilat riciklohen perhere. Nderkohe Veliaj ka nenvizuar edhe nje tjeter element me natyre politike qe del ne siperfaqe edhe ne kete kohe te veshtire. Teksa qeveria mban bllokuar rrugen se nuk i jep nafte nje fadromisti qe voton PS kuptojme qe mentaliteti i ngrire e jo rruget e ngrira jane problemi ne kete vend. Kete duhet te shkrijme ndaj jemi solidare me te gjithe edhe ketu ne Vithkuq ku nuk qeverisim ne por ku ne duhet te tregojme si qeveriset eshte shprehur ai. Nje veprim qe bie ne sy eshte edhe angazhimi i kreut te Bashkise se Korces ne zona jashte juridiksionit te tij duke e perforcuar me veprime konkrete akuzen per mosveprim ndaj qeverise.