Veliaj dhe avokati i tij mungojnë në seancë, GJKKO shtyn procesin për në 7 korrik

Seanca në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për në datën 7 korrik. Gjykata vendosi gjithashtu pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurin, pas zhvillimeve të seancës së kësaj të marte.
Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit mbrojtës, Plarent Ndreca, i cili nuk ishte i pranishëm për arsye shëndetësore, ndërsa edhe vetë kryebashkiaku Veliaj nuk mori pjesë në séance, pasi refuzon të qëndrojë në kafazin e qelqtë.
Prokurori i çështjes, Ols Dado, kërkoi shtyrjen e procesit, duke argumentuar se mungesa e mbrojtjes ligjore përbën pengesë për zhvillimin normal të gjykimit dhe se afatet e paraburgimit duhet të pezullohen deri në zhvillimin e seancës së radhës.
/rtsh.al/