E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj padi ndaj disa gazetave për shpifje



Erjon Veliaj, kreu i G99 ka depozituar padi për shpifje ndaj gazetës "55", "Standard", "RD" dhe "Sot" . Në një prononcim për "Ora News", Veliaj theksoi se kjo padi është ngritur pasi shpifjet kanë dëmtuar moralin e tij, e kanë dëmtuar gjatë fushatës si dhe kanë shqetësuar familjen e tij.Ai tha se disa media kontrollohe nga qeveria dhe vënë gjoba.
Kreu i G99, nënvizoi se është koha t'i jepet fund shpifjeve në media dhe gjuajtjes me baltë të personave publikë. "Liria e medias po abuzohet në mënyrë të paskrupullt. Erjon Veliaj nuk paguan asnjë gjobë ndaj medias. Ndaj sot kam vendosur t'i jap fund abuzimit dhe të ngre këtë padi", tha Veliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›