E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Ligjet të jenë sipas rregullave të NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka konfirmuar se ka biseduar me kryeministrin Berisha në lidhje me ligjin për SHISH, duke deklaruar se shpreson që i gjithë legjislacioni shqiptar të jetë në përputhje me standardet e NATO-s.
"Konfirmoj se kam biseduar me kryeministrin Berisha dhe sot diskutuam edhe këtë çështje. Nuk komentoj në çështjet e Shërbimit Sekret e Sigurisë. Por kam besim se qeveria shqiptare do të sigurojë që i gjithë legjislacioni shqiptar të jetë në përputhje me rregullat e NATO-s", tha Rasmussen.

Lidhur me situatën politike në Shqipëri, Rasmussen ka deklaruar se opozita duhet të zërë vvendin e saj në Kuvend. "Nuk dua të përzihem me çëshjte të brendshme politike ,por shpresoj të gjitha partitë politike të jenë të angazhuara pozitivisht. Komuniteti ndërkombëtar e ka njohur mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet. Bazuar në eksperiencën time mendoj se rruga më e mirë është të gjitha grupet politike të angazhohen pozitivisht, duke përfshirë edhe opozitën, duke përfshirë marrjen pjesë në Kuvend", tha ai.

Në konferencën për shtyp me kryeministri Berisha, Rasmussen vlerësoi Shqipërinë për suksesin e saj në vitin e parë në NATO. "Ne vlerësojmë angazhimin tuaj në Aleancë, dhe kontributin tuaj në Afganistan", tha ai.
Rasmussen tha se në takim u diskutua situata në rajon. " Mirëpres vendimin e ministriave të Jashtëm për t'i ofruar Bosnjes një plan veprimi për anëtarësim", shtoi ai.
Rasmussen tha se shpresonte të shihte përmirësim në raportet Serbi-NATO. Sa i përket Kosovës, Rasmussen pohoi se situata mbetet e brishtë. "Ne kemi vendosur të reduktojmë trupat e KFOR-ti, por gjithçka mbi bazën e një analize politike e ushtarake. Nuk do marrim asnjë hap që mund të ketë ndikim negativ në siguri", vijoi ai.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë Berisha tha se ka njohur zotin Rasmussen me reformat e qeverisë dhe përpjekjet e Shqipërisë për të intensifikuar bashkëpunimim ne NATO-n". "Qeveria do bëjë çdo reformë, do marrë çdo vendim për plotësuar detyrimet e saj si anëtare e NATO-s", tha ai. Berisha deklaroi se në takim u diskutua për zhvillimet në rajon.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha deklaroi se opozita ështe e mirëpritur në Kuvend. "Së bashku me opozitën kemi bërë reforma të jashtëzakonshme. Mbetem i hapur për bashkëopunim të ngushtë për të vazhduar bashkë me ta reformat", nënvizoi ai.
Kreu i qeverisë u shpreh pro mburojës antiraketore në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›