LSI,Xhufi: Berisha po shkel hapur ligjin e admin.publike
Nënkryetari i LSI, Pëllumb Xhufi denoncoi sot ato që i cilësoi shpërdorime të administratës publike për qëllime elektorale. Xhufi theksoi se Berisha po deporton nënpunës shtetërorë në mitingjet e tij duke shkelur ligjin e administratës publike.
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sot ato që ajo i cilëson shpërdorime të administratës publike për qëllime elektorale. Nënkryetari i LSI, Pëllumb Xhufi deklaroi se Berisha po deporton nënpunës shtetërorë në mitingjet e tij dhe të Topallit duke shkelur hapur ligjin e administratës publike.
“ Me veprimtarinë e tyre janë në shkelje flagrante të ligjit dhe për këtë sigurisht do të përgjigjen përpara ligjit. Do të donim tu kujtonim atyre që administrata publike dhe nenpunësit civilë janë aty për tu shërbyer njerëzve dhe për ti shërbyer shtetit” theksoi Xhufi.
Ndër të tjera nënkryetari i LSI deklaroi se Marëdhëniet e qeverisë me administratën publike janë një ndër dështimet e maxhorancës në pushtet. “Ne duam të kujtojmë se marëdhëniet me institucionet në përgjithësi dhe në veçanti marëdhëniet me administratën publike kanë qënë një ndër dështimet që qeveria Berisha do ti lerë qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit” tha Xhufi. (e.n/BalkanWeb)