E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e bashkisë, Blendi Sulaj

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sipas medieve ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e bashkisë, Blendi Sulaj.

Shkarkimi i tij vjen pak ditë pasi Veliaj mori vendimin për t’i tërhequr Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Blendi Sulaj ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2025, së bashku me disa zyrtarë të tjerë në drejtimin e administratës vendore.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›