Veliaj takon avokatin britanik – SPAK miratoj lejen, BKH ushtroj kontrollin ne Bashkine Tirane

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka arritur këtë martë të takoj avokatin e tij Britanik Ben Brendon në paraburgimin e Durrësit.
Leja është miratuar pak ditë më parë nga SPAK dhe avokati i huaj është lejuar me statusin e vizitorit jo ai avokat apo studio ligjore.
“Ne e kemi sipërfaqësuar çështjen e Eronit gjatë gjithë kësaj kohe, por kjo është hera e parë që nuk na është lejuar ta vizitojmë. Pavarësisht kërkesave të përsëritura që kemi bërë, zhvilluam një takim shumë produktiv ku diskutuam kërkesën që synojmë ta paraqesim në Gjykatën e Strasburgut, në emër të tij, për të ankuar lidhur me ndalimin dhe vazhdimin e mbajtjes së tij në paraburgim. Shpresojmë që vendimet që do të merren nga gjykatat shqiptare të përshpejtohen dhe procedurat të ecin sa më shpejt, në mënyrë që të garantohet respektimi i të drejtave të tij dhe zgjidhja e drejtë e kësaj çështjeje.
“Ne do ndjekim çdo lloj ankimi juridik për të çuar çështjen deri në fund dhe për ta çuar këtë luftë deri në fitoren e zotit Veliaj.”
Nga ana tjetër, avokati Amerikan i Kryebashkiakut ende nuk ka marrë siguruar leje për tu takuar me Kryebashkiakun. Veliaj po qëndron nën masën arrest me burg që nga shkurti i vitit 2025.
Ndërsa në kuadër të dosjes së tij BKH këtë të martë ka ushtruar kontrolle në Bashkinë Tiranë ku ka sekuestruar disa dokumente për faksionin e ndarë më vete të këtij hetimi.
/rtsh.al/