E Hënë, 2 Nëntor 2026

Veliaj takon nxënësit ekselentë: Vlerësoj arritjet tuaja, frymëzoni edhe të tjerët!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me nxënësit ekselentë të shkollës së mesme “Qemal Stafa”, duke iu përgjigj edhe pyetjeve të tyre.

“Jam shumë krenar për ju! Të dalësh me të gjitha 10-ta në Tiranë është një arritje e jashtëzakonshme. Fakti që ju keni qenë të fokusuar, jeni të përkushtuar, duke i qëndruar me besnikëri misionit për të qenë më të mirët, është diçka e jashtëzakonshme. Ju jeni ‘ajka’ e këtij qyteti. Doja t’ua thoja në sy këto fjalë sepse e vlerësoj vërtet punën që keni bërë”, tha Veliaj.

Veliaj tha se kush mëson dhe punon fort, ka ecur vetëm përpara ndërsa u dha edhe një mesazh të rinjve.

“Përpara jush do të keni sfida dhe dilema, për çfarë do të studioni etj. Fakti që keni dalë më të mirët është diçka që duhet t’ia thoni vetes dhe të frymëzoni edhe të tjerët sepse të marrësh dhjeta është një nga aktet më patriotike sot. Kjo është arsyeja pse në gjithë këto vite kemi vendosur edhe posterat tuaja në rrugët e Tiranës, si një mënyrë për t’ju thënë të tjerëve se kështu vlerësohen njerëzit në një shoqëri të vlerave”, shtoi kryebashkiaku.

Kryebashkiaku po zhvillon takime me nxënësit më të mirë të të gjitha gjimnazeve të Tiranës, për t’i falenderuar ata për arritjet dhe shembullin pozitiv që përcjellin tek të tjerët. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›