Velipojë/ Zjarr në katin e pestë të një hoteli, evakuohen pushuesit

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme katin e pestë të një hoteli të vendosur në rrugën 13, pranë zonës së Vilunit në Velipojë. Ngjarja ka shkaktuar panik të madh te pushuesit që ndodheshin brenda godinës.
Për fat të mirë, pushuesit janë evakuuar në kohë dhe kanë dalë jashtë godinës, ndërsa autoritetet konfirmojnë se deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë një prej mjeteve zjarrfikëse të stacionuara në Velipojë gjatë sezonit turistik, e cila ka nisur menjëherë punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
/rtsh.al/