Velipojë, arrestohet shefi i urbanistikës
Sot në orët e para të mëngjesit është arrestuar në Velipojë shefi i urbanistikës, Lek Marku, 37 vjeç. Arrestimi i tij është bërë pas akuzave të disa personave për mitmarrje dhe abuzim me lejet provizore në plazh. Lek Marku është nipi i Nikoll Markut, kryetarit të komunës Velipojë. Të dy së bashku janë edhe pronarë të një guroreje në Velipojë.