Kuvend, shtyhet votimi për ndryshimin e rregullores
Tiranë- Pas braktisjes së seancës nga opozita dhe debateve të shumta që pasuan diskutimet për ndryshimin e rregullores, Kuvendi vendosi të shtyjë votimin.
Vendimi erdhi pas propozimit të deputetëve Neritan Ceka dhe Spiro Peçi përe diskutimin e saj në komision e pastaj sjelljen në seancën e radhës.
Ka qenë kreu i PAD-së, që ka kërkuar i pari të shtyhet ndryshimi në rregullore. Sipas tij këto ndryshime duhet të diskutohen më parë në komisionin përkatës dhe më pas të bëhet votimi për miratimin ose jo.
Me këtë propozim ka qenë dakord edhe vetë kryetarja e Kuvendit, Topalli. Ndërkohë, deputet e PS-së, Malaj dhe Dervishi kanë tërhequr propozimet e bëra për ndryshimin e rregullores.
Malaj ka theksuar se nguti për ndryshimin është i urdhëruar nga partia në pushtet, gjë që nuk është normale dhe as që duhet të zbatohet.