Velipojë, kapet me armë i dënuari për vrasje
Velipojë- Një 43-vjeçar është arrestuar sot forcat e policisë së Shkodrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të plazhit të Velipojës u kap me një armë dhe fishekë pa leje.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë të ditur se shtetasi i arrestuar është me kombësi shqiptare dhe shtetësi australiane. “Ai quhet Paulin Lusha, lindur në Shënkoll të rrethit Lezhë dhe banues në Australi, i cili ka qënë më parë i dënuar për vepren penale të “vrasjes”- thanë burimet policore.
Arrestimi i tij u bë gjatë një kontrolli të ushtruar nga forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vendin e quajtur Komuna Velipojë, Shkodër, në rrugën e plazhit, në afërsi të një karburanti, ku është kapur në flagrancë me një armë zjarri pistolete model 54 dhe me15 copë fishekë, të cilet i mbante pa leje.
Jane kryer nderkohe veprimet proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Lusha do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale të “Armëmbajtjes pa leje”.