E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frederik Ndoci bashke me Julin

Ka qene dhe vazhdon te jete e ngarkuar stina e veres per kengetarin Frederik Ndoci. Duket, se ai ka ditur te perfitoje mjaft mire nga ditet e tij te qendrimit ne Shqiperi. Ne fakt nuk i ka thene jo asnje prej ofertave, qe i eshte bere per te kenduar ne lokalet dhe diskotekat me te medha te bregdetit shqiptar. E ndryshe nga sa mund te mendohet, koncertet e tij nuk jane ndalur vetem ne veri te Shqiperise, andej nga Riku ka edhe origjinen, por ne te gjithe vendin, ku pelqehen kenget dhe zeri i tij i vecante. Edhe pse po iu afrohet te 50-ave, ai eshte energjik, vital e mbi te gjitha ka nje ze te spikatur, qe e ben te preferuar nga te gjithe. Eshte kjo arsyeja, perse sallat ku ai kendon, jane gjithmone plot. Le te mos harrojme ketu edhe repertorin e gjere te kengeve te Rikut, qe nisin me fillimet e karrieres se tij dhe perlat e krijuesve te muzikes se lehte shqiptare, per te vijuar me kenget tona popullore, por pa lene pas krijimet e albumit te fundit te kengetarit, e sigurisht edhe muziken e huaj. Por celesi i suksesit shkon me tej. Duket se duetet me Julin, jane nje gjetje shume interesante per mbremjet verore buze detit. Te gjithe e kujtojne motren e vogel te kengetarit, e cila prej vitesh jeton ne Gjermani. Eshte pikerisht ajo, qe dikur se bashku me Rikun dhe Manjola Nallbanin, me kengen "Toka e diellit", fituan cmimin e pare ne festivalin e RTSH-se. Dhe ndoshta per te rikthyer nostalgjine e viteve te dikurshme, Juli i eshte bashkuar te vellait ne turnete e koncerteve neper Shqiperi. Por nga ana tjeter, kengetari ka synuar, qe emrin dhe pervojen e tij ne art, ta shfrytezoje ne te gjitha aspektet. "Ne diskot dhe lokalet ku une kendoj, synoj qe te kem nje program te alternuar, ku pervec muzikes nuk mungon edhe humori shkodran", shprehet Riku duke shtuar se kudo, ku shkon kendon vetem live dhe nuk mund ta kuptoje ndryshe muziken. Nderkohe ne vijim, Riku e sheh veten ne te tjera projekte artistike, qe me sa duket do e mbajne gjate ne Shqiperi. Shume shpejt ai do te lancoje nje kenge te re, qe vjen si bashkepunim me vargjet e Timo Fllokos, por nuk perjashton edhe mundesine e ndonje projekti televiziv, qe do t'i riktheje dashurine e ekranit. Por nje vere e gjate, nuk mund te jete e bukur, pa disa dite pushime. Mes muzikes, shfaqjeve dhe lokaleve te nates, Frederik Ndoci ka gjetur hapesire edhe per te pushuar. Natyrisht pergjate bregdetit shqiptar, per te mos e privuar veten edhe nga puna, por prane motres se tij me te vogel dhe bashkeshortit te saj gjerman, te cilit ne fakt duket se nuk i ka prire shume mire klima shqiptare. "Kam gjetur pak kohe per te pushuar, por une sic i marr rrezet e diellit, ashtu edhe i leshoj", shprehet kengetari me humor, duke justifikuar ngjyren, qe nuk e shfaq efektin e diteve te plazhit. Sa per Ameriken?! Per momentin ndoshta e ka lene pas dore, megjithate nuk ngurron te shkoje sa here i nevojitet apo ka deshire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›