Vëllai i Hekuran Dedës: FatosSkeja njihte vrasësin e Hekuranit
Zabit Deda, vëllai i viktimës së 21 Janarit, flet në linjë telefonike për "A1 Report" mbi marrëdhëniet e familjes së tyre me Fatos Skejën, i cili sipas Dedajve pas 21 Janarit i vizitoi në shtëpi dhe në shkëmbim të një valixheje me para u kërkoi pas tragjedisë, që të pranonin Sali Berishën për një vizitë në shtëpi. Deda pohon se Skeja i pati thënë se "e dinte kush e ka vrarë Hekuranin. Do t’ia marr hakun. Është me maskë dhe e ka hundën e shtypur. Do të të jap fotografinë e tij dhe targën”. Gjë që nuk e bëri. Dhe familja Deda refuzoi valixhen e tij me para, të cilën ua tregonte duke i rënë derës së makinës me dorë: "Ja ku është valixhja me lekë".
E njihnit Fatos Skejën?
Nuk e njihnim shumë. Ai ka ardhur në familje, na premtoi lekë, siç kemi deklaruar përpara.
Ju dhe e denoncuat.
Ne e denoncuam. Por gjykata na nxori ne fajtorë. Deklaratat siç i kemi dhënë ashtu qëndrojnë. Na tregonte valixhen me para.
A ka bërë vërtet ndërmjetësimin për vizitën e Berishës, duke ofruar para?
Na premtoi një shumë, një valixhe me lekë në këmbim të ardhjes së kryeministrit në shtëpinë tonë. Ne i thamë nuk kemi ndaluar asnjë, kush ka dashur të vijë në varrimin e vëllait të vijë.
Por kur na premtoi lekë, nuk deshëm të vinte Sali Berisha.
A ju ka premtuar shumë të caktuar?
Shifra nuk ka premtuar. Por i binte derës së makinës me dorë: Ja ku është valixhja me lekë. Këto para do t’ju ndihmojnë. Por ne s’duam asnjëlloj ndihme. Na vranë vëllanë. Nuk i ndaloi njeri të vinin në spital, ku ishin duke dhënë shpirt. Atje te spitali ishin me dhjetëra të plagosur. Dy orë kemi qëndruar atë natë 100 metra larg shtëpisë. Ai këmbëngulte, ne s’e pranuam. I thamë të ikte, se do mendoheshim, thjesht që të largohej prej shtëpisë. E mora pas gjysmë ore në telefon dhe i tashë që nuk bëhet ajo punë.
Si erdhi herën e parë?
Herën e parë erdhi për t’u ngushëlluar. Nuk e dinim kush ishte. Më pas më nxori mua jashtë. Unë s’e dija ç’punë bënte. Na tha që kishte qenë me arrest shtëpie atë ditë, por e dinte se kush e kishte vrarë Hekuranin. “Unë e di kush e ka vrarë. Do t’ia marr hakun. Është me maskë dhe e ka hundën e shtypur. Do të të jap fotografinë e tij dhe targën”. Na kërkoi ta pranonim Saliun. Na tha se kishte muhabet me të (Saliun). Të mbushte mendjen të pranoja. Por unë s’u binda. U futëm brenda. I tha një shokut të tij. Pastaj më thirri në rrugë. Ai nuk e bëri atë punë. Ai nuk u përgjigj kërkesave sikur më tha. As më mori në telefon, s’më tha gjë. Ne nuk e shesim me lekë gjakun tonë.
Jeni takuar më me të?
Nuk jemi takuar më me të. Na vunë një gjobë . Një herë në prokurori. Nuk më ka thirrur kurrkush.