E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllai i Karzait bashkëpunëtor me inteligjencën amerikane

Vëllai i kreut te Afganistanit bashkëpunon me inteligjencën amerikane për të rekrutuar persona të aftë për t’u vënë në shërbim te CIA-s në qytetin e Kandaharit, ndërkohë që ai vetë njihet si një prej trafikantëve më të mëdhenj të opiumit.

“New York Times” thekson se marrëveshja mes palëve është një tregues i qartë i politikës së ndjekur nga Shtëpia e Bardhë në Afganistan.

Kritikët theksojnë se këto lidhje kanë bërë që Shtetet e Bashkuara të mbyllin njërin sy për trafikun e opiumit, një nga burimet më të mëdha të financimit për talebanët.  

Vetë Ahmed Vali Karzai hedh poshtë çdo marrëveshje të mundshme me CIA-n dhe thotë se, ai nuk është paguar asnjëherë nga inteligjenca amerikane.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›